Ministria e Shëndetësis njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë ka humbur jetën një person si pasojë e koronavirusit dhe po ashtu një tjetër ka rezultuar pozitiv.
Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në mbarë vendin, ndërsa po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë. /Labirinth