Mër. Dhj 4th, 2024

Takon vajzën që e braktisi pas 38 vitesh, babait i bie të fikët në emision

*Kjo është historia e një vajze shqiptare e cila jeton tashmë në Itali, e rrëfyer tek “E diela shqiptare”

Maria Pia Malteze u braktis nga prindërit kur ishte vetëm 8 muajshe. E ftuar tek “E diela shqiptare”, ajo rrëfeu se sa e trishtueshme ishte jeta e saj në shtëpinë e fëmijës në Vlorës dhe se si dhu.no,hej nga edukatoret. Por erdhi një ditë kur vuajtjet e saj morën fund, pasi një familje italiane vendosi ta birësonte. Sipas saj, jeta i ndryshoi tërësisht.

Mirëpo Ardit Gjebrea e kishte thirrur për t’i rrëfyer historinë e prindërve të saj biologjikë. Ajo u shpreh se mendonte që prindërit i kishte të vdekur dhe ishte fëmijë i vetëm dhe jo të kishte motra dhe vëlla tjetër. Kur u pyet nga Arditi nëse është gati t’i shohë dhe takojë, Maria ngurroi në fillim, por më pas pranoi.

Gjebrea i shpjegoi se familja e ka kërkuar gjithë jetën dhe nuk ka hequr dorë kurrë nga ajo. E teksa babai mori miratimin e saj për ta takuar, vrapoi drejt saj, por nga emocionet i ra të fikët. Menjëherë të gjithë u vunë në dispozicion të tij dhe më pas e mori veten. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *