Enj. Gus 15th, 2024

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se kanë mbërritur në Rinas edhe 50 mijë doza të tjera të vaksinës Coronavac.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kujtojmë se edhe mbrëmjen e djeshme mbërritën në Rinas 50 mijë doza të tjera të po së njëjtës vaksinë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *