Java që vjen do të jetë me temperatura shumë të larta. Lajmin e bën me dije, Drejtuesja e Zyrës Operacionale pranë MeteoAlb, Lajda Porja e cila tha se dita e martë dhe e mërkurë do të jetë më e nxehta.
“Të martën dhe të mërkurën temperaturat deri në 38 gradë celsius dhe në Tiranë, ndërsa në zonat malore temperatura deri në 33 gradë celsius. Këto janë masa ajrore që vijnë nga Afrika dhe kanë përfshirë brigjet e Mesdheut”, u shpreh ajo. /Labirinth