Pre. Nën 22nd, 2024

Letra/ Histori si në përralla, gjendet shishja që lundroi për 3 vjet mbi ujë

*Kjo është një histori e treguar nga “Sky News

Pas një udhëtimi prej 3200 km për një periudhë tre vjeçare, më në fund mesazhi i futur në një shishe, është gjetur nga një adoleshent.

Në letrën e publikuar nga “Sky News”, adoleshenti Sean Smith i cili tashmë është 16 vjeç shkruante: “Është Dita e Falënderimeve. Unë jam 13 vjeç dhe po vizitoj familjen në Rhode Island. Unë jam nga Vermont. Nëse e gjeni më shkruani te ky email: messageinabottle2018@gmail.com.”

Mesazhi u zbulua nga Christian Santos, një 17-vjeçar në Azores, një arkipelag i vogël Portugez. Ai tregoi se në përpjekje për të mbrojtur mjedisin, mundohet të pastrojë bregun. Menjëherë pasi gjeti shishen duke ndjekur udhëzimet, Christian i dërgoi emailin Seanit, por ky i fundit e kishte harruar paswordin dhe emaili nuk u pa kurrë.

Por fatmirësisht, Sean e kuptoi që shishja e tij ishte gjetur pasi një postim në “Facebook” që ishte bërë nga Molly, nëna e Christian.

Dyshja janë prezantuar në Zoom për herë të parë dhe planifikojnë të qëndrojnë në kontakt, raporton “Sky News”. /Përshtatur nga Sky News për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *