Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se si funksionon aktualisht procesi i kolaudimit në vend.
Kreu i Qeverisë bën me dije se deri më tani, në DPSHTRP, i janë nënshtruar kolaudimit 15.167 mjete, nga të cilat, 3.454 mjete nuk e kanë kaluar testin e kontrollit teknik.
Po ashtu ai thotë se nuk do të ketë më tolerime për shoferët që dalin e udhëtojnë me probleme teknike të mjetit të tyre.
Për detaje të hollësishme shihni postimin më poshtë: /Labirinth