Burimi: News 24
Një 17 vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Thasanaj të Lushnjës pasi është rrëzuar nga pema.
Mësohet se ka humbur jetën vajza me inicialet K.GJ., ka humbur jetën në spitalin e Durrësit.
“Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia paraprakisht. /Labirinth