Në aeroportin Nënë Tereza kanë mbërritur 50 mijë doza të vaksinës Coronavac. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani“, shkruan Manastirliu. /Labirinth