Irani ka zgjedhur sot presidentin e ri, Ebrahimi Raisi. Ai falënderoi iranianët për mbështetjen e tyre, pasi siguroi 62% të votave.
Raisi është gjykatësi më i lartë i Iranit dhe mban pikëpamje ultra-konservatore. Sipas BBC, ai ka pasur lidhje me ekzekutimet e kaluara të të burgosurve politikë.
Presidenti i Iranit është zyrtari i dytë më i lartë në vend, pas udhëheqësit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, kleriku i lartë fetar, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet e shtetit. /Përshtatur nga BBC për Labirinth