Në Rusi numri i infektimeve prej koronavirusit është trefishuar duke u nisur që nga fillimi i muajit qershor.
Ekipi kombëtar i Rusisë raporti sot për 17,906 raste të reja infeksionesh.
Mësohet se Moska ka mbyllur restorantet nëpër qendrat tregtare dhe ka kufizuar orarin e shërbimeve me porosi për restorantet dhe baret në mbarë qytetin.
Po ashtu ka vendosur ta bëjë të detyrueshme vaksinën për punonjësit në fushat e tregtisë, arsimit dhe sektorë të tjerë të shërbimeve. /Labirinth