Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ka treguar se si e shoqëron për në shkollë çdo ditë djalin e saj Zahon.
“Unë kështu e filloj ditën, unë në timon dhe ai mbrapa dhe ne komunikojmë me njëri-tjetrin. Ai tani është rritur, më ve muzikën, unë e gjej mundësinë që të flas me të gjëra mbase ndonjëherë dhe të rëndësishme. Ajo është një pjesë e bukur e jetës time dhe mua ai timoni më ndihmon për këtë gjë edhe i jap edhe Zahos një model që mami është ajo. Rean e çonin gjyshërit po unë e çoja nëpër këto kurset, nëpër këto gjërat dhe unë dua ta ketë ai si, dua të më mbajë mua mend si shoqëruese të tij të parë në këto largimet nga shtëpia”, tha Linda Rama në një intervistë për gazetaren Ilva Tare. /Labirinth