Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete për shkak të Covid-19, ndërsa janë regjistruar vetëm 3 raste pozitive.
Sipas ministrisë, aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend dhe po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë. /Labirinth