Pas 8 muajsh i mbyllur, më në fund parku i njohur për fëmijë në Paris “Disneyland” është hapur më 15 qershor.
Por gjithmonë duhet të respektohen masat anti-covid.
Personazhet e dashur për fëmijët, Mickey Mouse, Minnie Mouse dhe Goofy u shfaqën me maskë, duke ruajtur distancë midis tyre.
Po ashtu nuk lejohen përqafimet me personazhet e animuar, ndërsa vizitorët mbi 6 vjeç duhet të mbajnë maskën vendosur. /Labirinth