Mër. Tet 30th, 2024

“Të hiqet fjala nënë”, shpërthen Jul Deda: Pa të s’ka jetë!

Aktori Julian Deda ka reaguar pas lajmeve se organizatat LGBT në Angli kanë kërkuar që të hiqet termi “nënë” në dokumentet e vendit të punës dhe në dokumente të tjera, për t’u zëvendësuar me “prind që lind”.

““Fjala NENE, jo vetem nuk mund te zevendesohet me asnje fjale tjeter, cilado qofte ajo, por ne duhet ta ruajme te paprekshme, te shtrenjte, ashtu siç eshte per secilin nga ne. Çdo tentative e palaçove dhe e letyrave per ta ndryshuar, ka per qellim shkaterrimin ne qelize te familjes si koncept, ligjerisht dhe moralisht. Nuk ka familje pa fjalen NENE, s’ka jete pa te”, ka shkruar Juli në një story në Instagram.

Po ashtu në Angli kërkojnë që fjalët “baba” dhe “nënë” në pasaporta të zëvendësohen me “prindi 1” dhe “prindi 2”. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *