Greqia që nga 1 korriku do të heqë orën policore e cila ishte vendosur për shkak të koronavirusit. Po ashtu mësohet se restorantet mund të hapin dhe ambientet e brendshme, por të ajrosur dhe me dy vendkalime.
Muzika do të lejohet në zonat e ngrënies të cilët akomodojnë vetëm klientët e ulur në tavolina.
Ndërsa rregullat do të ndryshojnë edhe për studentët të cilët do të rinisin edhe detyrat praktike. Po ashtu lehtësira do ketë edhe në fusha të tjera, si hoteleria, apo dyqanet. /Labirinth