Drejtori i Kufirit dhe Migracionit Eduart Merkaj tha se shqiptarët mund të shkojnë jashtë vendit për pushime përmes pikave kufitare, pa tampon, vetëm në tre vende fqinje.
“Pa asnjë shtrëngesë janë vetëm tre vende, Mali i Zi, Maqedonia e veriut dhe Kosova.”, tha Merkaj.
Ndërsa pikat kufitare me Greqinë, Kapshtica, Kakavija janë të mbyllura. Dje u hap pika kufitare e Qafë-Botës, por për kategori të caktuara dhe me tampon negativ. /Labirinth