Roza dhe Dhimitër Anagnosti kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit Pirro Mani.
“U trishtuam shumë për një tjetër humbje të madhe të artit shqiptar. Kam pasur privilegjin të punoj me artistin e madh Piro Mani që i dha vlera të pazëvendësueshme artit dhe identitetit kombëtar me veprat e tij unike që kanë dhënë emocione pa fund. Entuziazmi i tij gjatë punës na frymëzonte e na nxiste për krijuar personazhe karakteriale me nivel të lartë artistik. Këtë e perceptonte qartë publiku në sallën e Teatrit Kombëtar dhe teatrove të tjera në Shqipëri, që kanë vlerësuar punën e tij me duartrokitje dhe emocione të forta. Na ka munguar në gjithë këto vite arti i tij. Janë të rrallë regjisorë të tillë si Piro Mani. Respekt e mirënjohje pa fund për këtë artist të madh që na la. Ngushellime familjes. Pushoftëne paqe! Roza dhe miku i tij Dhimitër Anagnosti”, janë shprehur ata për News 24. /Labirinth