Pre. Dhj 6th, 2024

Ricky Martin flet i zhgënjyer: Nuk më marrin si aktor sepse jam homoseksual?!

Nuk e dimë nëse e mbani mend, por Ricky Martin ishte një yll që fëmijë. Ai është i njohur në botë si Mbreti i Popit Latin dhe njihet si këngëtari i talentuar që kërceu në zemrën e Amerikës në 1999-n me “Livin ‘La Vida Loca”.

Sipas “People” kohët e fundit Martin, tashmë 49 vjeç, ka menduar shumë për karrierën si aktor.

“Unë e dua aktrimin. Jam duke pritur për ato skenare të shkëlqyera. Unë mund të luaj rolin e homoseksualit, të një njeiu të drejtë, apo mund të luaj edhe rolin e një vrasësi serial. Mund të luaj latinisht, por mund të luaj edhe evropian. Unë jam gati”, u shpreh ai.

Ndërsa më pas u shpreh se nuk e di nëse ndikon fakti që ai ka pranuar hapur që është gay/

“Nuk e di nëse nuk po marr pjesë sepse jam homoseksual. Por nëse është kështu, është vërtet e trishtueshme. Unë do të vazhdoj të punoj derisa jeta të jetë ndryshe”, u shpreh Martin. /Burimi: People /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *