Këngëtari Elton Deda ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe regjisorit Pirro Mani, babit të partneres së tij Jola Mani.
“Fluturo tashme me enjgjejt babai i Teatrit. Ke sjelle shume gezime ne jeten time. Dhe cfare trishtimi solle sot. Do te te jem mirenjohes per gjithcka, per dashurine qe me dhe, per trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg. Madheshtia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do kete kurre fund vepra dhe pasuria qe na le! Qofsh i parajses babi Piro!”, shkruan Deda.
Pirro Mani jetonte prej vitesh në SHBA me familjen, aty ku edhe ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare. /Labirinth