Hën. Tet 28th, 2024

Foto/ Nëse këtë verë shkon në Itali, ndalo njëherë në Salò dhe s’ke për t’u penduar

Nëse ende nuk e keni vendosur se ku do t’i kaloni pushimet verore, ne mund t’ju japim një ide, dhe me siguri që nuk do të zhgënjeheni.

Salò është një qytet në Provincën e Brescia-s në rajonin e Lombardisë në brigjet e Liqenit Garda.

Një qytet mbreslënës dhe i gjallë në brigjet e Liqenit Garda, porta hyrëse e të cilit njihet nga vendasit si “bregu i limonit”.

Më tutje të mund të shohësh bregun liqenor dhe një qendër tërheqëse historike, që kombinohen me një klimë të butë për të siguruar një vend ideal për pushime.

Salò ofron shumë aktivitete dhe atraksione, por ato që do t’ju tërheqin më shumë janë peisazhet magjepëse, dyqanet elegante, pallatet e bukura si dhe kopshtet e gjelbërta.

Dhe për të gjithë ata që e adhurojnë natyrën mund të marrin pjesë në hiking, peshkim, surfing, Janji surf, lundrim, tenis dhe shumë e shumë aktivitete të tjera. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *