Maturantët do të kthehen në shkolla. Lajmin e dha Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli, teksa tha se masat e tjera do jenë siç kanë qenë.
“Masat e tjera do të mbeten njëlloj, siç është ora policore, nga ora 20:00-06:00. Baret e restorantet do të punojnë deri në orën 20:00 dhe njëkohësisht mësimi do të vazhdojë online për të gjitha pjesët e tjera të sistemit arsimor. Fluturimet me Britaninë e Madhe do të vazhdojnë të jenë mbyllura deri në vlerësimin e dytë të të gjitha këtyre masave nga Komiteti i Eksperëve”, u shpreh Rakacolli. /Labirinth