Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është i shtruar në spital pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Sipas “Corriere Della Sera” lajmi u bë i ditur nga avokati i tij, avokati Federico Cecconi, në fillim të seancës në gjyqin për çështjen Ruby ter.
Sipas Corriere, Berlusconi ndodhet në spital që prej së hënës.
Megjithatë gjyqi nuk u shty dhe aktiviteti në sallën e gjyqit po vazhdon, transmeton Corriere.
Mësohet se llogaritari i besuar i ish-kryeministrit, Giuseppe Spinelli, duhet të ishte paraqitur si dëshmitar, por ai nuk është paraqitur në gjyq dhe seanca është shtyrë. /Labirinth