Pre. Gus 16th, 2024

Së shpejt do të vijë një sasi e konsiderueshme vaksinash anti-covid. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama teksa ka folur për mediat nga Shkodra.

Sipas kreut të qeverisë targetgrupi që do të vaksinohet është mbi 60 vjeç, për t’u vijuar edhe me ata nën këtë moshë.

“E rëndësishme është që të rrisim intesitetin, të vaksinojmë dhe të ulim hallkat e zinxhirit të infektimeve dhe të lehtësojmë sezonin turistik si fillim. Besoj që do kemi më në fund lajme të tjera të mira dhe do kemi në disponim sasi të konsiderueshme vaksinash për t’u shtrirë shumë fort përtej këtyre kategorive për të marrë mbarë gjithë kategorinë tek mosha mbi 60 dhe pastaj për të vazhduar nën 60 me atë objektiv që thashë”, tha Rama. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *