I vetmi që nuk reagoi dje për inicdentin tek zyrat e Partisë Fryma e Re Demokratike ishte kryeministri Edi Rama.
Por, mesa duket edhe ai i ka dy fjalë për t’i thënë dhe jo vetëm kaq.
Kreu i qeverisë ka thumbuar presidentin Ilir Meta duke thënë se “vaksinën për tërbimin nuk e ka akoma, do të jetojmë edhe pak kohë me shfaqje tërbimi”.
Kujtojmë se ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta shkoi tek zyrat e FRD-së, ku u përplas me policinë bashkiake e cila ndodhej aty me një urdhër nga Bashkia. Pas kësaj reagoi presidenti, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, kreu i PD-së, Lulzim Basha, por edhe vetë kreu i FRD, Sali Shehu i cili tha se nuk do të largohet nga zyrat edhe sikur të vijnë ta arrestojnë. /Labirinth