Enj. Tet 24th, 2024

Disa vende refuzuan vaksinën “AstraZeneca”, Rama pas nisjes së vaksinimit: Luftë tregtare!

Zëri i Amerikës shkruante dje se Italia, Danimarka, Norvegjia dhe Islanda janë disa nga vendet që kanë pezulluar imunizimet me vaksinën “AstraZeneca” pas njoftimeve për mpiksje gjaku në disa individë pas vaksinimit.

Sipas Voa, Organizata Botërore e Shëndetësisë po analizon tani vaksinën, por një zëdhënëse e organizatës tha të premten se nuk ka arsye për shqetësim.

Për momentin, thotë zëdhënësja, nuk është vërtetuar ndonjë lidhje shkak-pasojë mes vaksinës dhe problemeve të vërejtura.

Megjithatë tek ne vaksinimi ka filluar. Ndërsa kryeministri Edi Rama nga shkolla “4 Dëshmorët”, ku nisi sot vaksinimi me “Astrazeneca” iu përgjigj shqetësimit lidhur me pezullimin e kësaj vaksine në disa shtete.

Ai solli në vëmendje luftën tregtare për vaksina, ndërsa u shpreh se sasia e ardhur në Shqipëri nga AstraZeneca vjen nga Suedia.

“Nëse do ishte e vërtetë do qe e pamundur që bota ta lejonte. Sasia që morëm ne dje ka ardhur nga Suedia. E mendoni dot ju që Suedia ta lejonte një gjë të tillë? Sot kam parë një prononcim të drejtorit në Itali, thotë që bëhet fjalë për një seri të veçantë. Ne kemi një seri tjetër. Anglia vazhdon vaksinimin me AstraZeneca. Nuk ka shans që të jetë një injeksion që të shkaktojë komplikime me shëndetin. Nuk ka asnjë problem. Është një vaksinë që vazhdon dhe qarkullon. Mos harroni se ka shumë lajme të rreme, ka edhe luftë tregtare, mos harroni se eshtë edhe luftë tregtare, por referojuni burimeve zyrtare”, u shpreh Rama. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *