Presidenti Ilir Meta ka folur për mediat pas ngjarjes së pazakontë që ndodhi sot FRD-ja ku ky i fundit u përplas me Policinë Bashkiake e cila kishte urdhër të lironte zyrat e kësaj partie.
Ai tregoi se si u lajmërua për situatën dhe po ashtu paralajmëroi kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj,
“Jam këtu pas bisedës telefonike të bërë nga kryetari i FRD-së zoti Shehu për këtë situatë, po kaloja këtu rastësisht dhe ju e patë si dhunohet nga njerëz pas asnjë autorizimi, kryetari i FRD-së së Tiranës në kushtet kur këtu vjen Presidenti i Republikës. Po i paralajmëroj dhe njëherë të gjithë policët, bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, zbatoni ligjet! Të mos përfundoni si policët e Mubarakut, nën këpucët e popullit shqiptar. Kaq. Dhe po i them kryepalaços së bashkisë bandë, ti e di shumë mirë se çfarë kë bërë pa firma dhe me firma. Prandaj mos iu bind më urdhrave të të çmendurit sepse ai do nxjerrë kartelën e të sëmurit psikik më 25 prill apo ndoshta dhe më përpara”, tha Meta. /Labirinth