Kreu i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu ka reaguar pasi Bashkia e Tiranës i ka kërkuar të lirojë godinën, ku është vendosur selia.
“Kjo është një tentativë e neveritshme kundër FRD. Nuk na lejojnë të futemi brenda. Kemi përgatitur kallëzim penal për Bashkinë. Do jem në zyrë nëse e kanë vendosur le të më arrestojnë”, tha Shehu.
Kujtojmë se presidenti Ilir Meta shkoi tek zyrat e kësaj partie dhe u përball me policinë. /Labirinth