Hën. Nën 25th, 2024

Italia njeh patentat shqiptare! Rama: Nesër zyrtarizohet marrëveshja

Më në fund Italia do të njohë patentat shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama me një postim edhe në shqip, edhe në italisht. Kryeministri thekson se nesër ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, do të zyrtarizojë në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.

“Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali😊 .Finalmente! Grazie Luigi di Maio🙏 Adesso avanti con le pensioni dei Albanesi in Italia, cittadini esemplari che onorano l’amicizia fraterna tra l’Italia e l’Albania, lavorando duro e contribuendo nel economia italiana oramai da tanti anni😍 Fratelli🇦🇱❤️🇮🇹”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *