Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino i tha kryeministrit Edi Rama se në Vlorë po vaksinohen më shumë burra të moshuar se sa gra.
Ndërsa Rama ia priti se burrat kanë më shumë frikë.
Pjesë nga biseda:
Silva Bino: Ka më shumë burra se gra
Rama: Kanë më shumë frikë burrat se gratë
Qytetari: Kam ardhur vullnetar
Rama: Po pse vini para grave.
Qytetari: Unë jam trim
Rama: Para gruas nuk je më trim, harroje! /Labirinth