Pre. Nën 22nd, 2024

Dënohet me burg Nicolas Sarkozy!

Ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe dy ish-bashkëpunëtorë janë dënuar me tre vjet burg për korrupsion. Mirëpo secili prej tyre do të kryejë vetëm 1 vit, pasi 2 janë pezulluar.

Sipas BBC, Sarkozy akuzohet për përpjekjen për të korruptuar gjyqtarin, Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal në partinë e tij politike.

Sipas BBC, prokurorët kërkuan një dënim me katër vjet burg për Sarkozy, gjysma e të cilit do të pezullohej.

Çështja u përqëndrua në bisedat midis Azibert dhe Herzog, të cilat u regjistruan nga hetuesit duke rezultuar se Sarkozy pranoi pagesa të paligjshme nga trashëgimia e L’Oreal Liliane Bettencourt për fushatën e tij presidenciale në 2007.

Sarkozy pritet gjithashtu të dalë në gjyq në një çështje të veçantë, nga 17 Mars deri më 15 Prill, e cila lidhet me të ashtuquajturën çështje Bygmalion.

Sarkozy akuzohet se ka mashtruar në fushatën e tij presidenciale në 2012. Ai ka shërbyer si president që nga viti 2007-2012. Ish-avokati i Sarkozy, Thierry Herzog dhe Azibert morën të njëjtin dënim. /Përshtatur nga BBC për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *