Die. Tet 6th, 2024

Brataj zbulon numrin e pacientëve me Covid në spitale

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tregoi një panoramë aktuale të situatës së koronavirusit në vend.

“Më i rëndësishëm është numri i shtrimeve në spital, nga 44 që ishte në janar, duke u rritur deri në 100 shtrime, duke arritur maksimumin më datën 15 shkurt 140. Ka zbritur poshtë numrit 100 dhe shpreh një optimizëm që masat kanë dhënë një efekt. Kështu që situata është nën kontroll, monitorimi vijon i përditshëm, ne kemi numrat e saktë sa i përket shtrimeve të spitaleve që janë 648. Hapja e spitaleve rajonale ndihmoi në përmirësimin e situatës. Situata vijon të jetë më kritike në Tiranë dhe vijon në qarqet e tjera”, tha Brataj. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *