Si sot 10 vite më parë më 15 dhjetor të vitit 2010 hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.
Ndërsa më 8 nëntor 2010, Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Menjëherë pas kësaj ngjarje historike për vendin tonë, Lulzim Basha, atëherë ministër i Brendshëm bashkë me 50 të rinj shqiptarë vizitoi ambientet e Komisionit Europian e më pas u nisën drejt Romës. /Labirinth