Pre. Nën 22nd, 2024

Anxhela Peristeri do na përfaqësojë në Eurovision? Reagon drejtori i RTSH

Ditën e djeshme nëpër media qarkulloi lajmi se Anxhela Peristeri do të prezantojë Shqipërinë në “Eurovision 2021”.

Madje doli dhe një listë me pikët e secilit këngëtar. Mirëpo i kontaktuar nga “Abc News”, drejtori i RTSH-së, Martin Leka ka deklaruar se fituesi nuk është shpallur, pasi festivali nuk është zhvilluar ende.

“Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor. Gjithçka është bërë për shkak të interesave personal, nga njerëz që po mundohen të ulin figurën e festivalit të krijuar prej vitesh. Juria nuk është ajo e publikuar në media, emrat janë të tjerë”, është shprehur ai.

/Burimi: AbcNews

/Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *