“Një ditë e shndritshme në fund të tunelit”, i ka konsideruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë lajmet për vaksinën kundër koronavirusit.
Në konferencën e fundit për shtyp për situatën e pandemisë në botë, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se “tashmë ka shpresë të vërtetë që vaksinat, të kombinuar me masat e tjera të shëndetit publik do të kontribuojnë për t’i dhënë fund pandemisë”. /Labirinth