Hën. Nën 18th, 2024

Përlot djali i Koço Devoles: Do më mungojnë fjalët e tij

Djali i aktorit, Koço Devole ka folur për “News 24” për ndarjen nga jeta e të atit dhe dhimbjen që la pas.

Genci Devole tha se Koço ishte një baba dhe burrë i mrekullueshëm dhe se do i mungojnë shumë fjalët e tij.

“Ishte një baba i mrekullueshëm. Një prind i jashtëzakonshëm, prind i përkryer. E adhurojnë mbesat dhe nipërit, bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij…. më mungojnë fjalët. Një boshllëk i jashtëzakonshëm.”, tha djali i Koço Devoles.

Kujtojmë se aktori Koço Devole humbi jetën të dielën, më 8 nëntor, nga koronavirusi. Më herët ai u fut në intubim dhe pasi u përmirësua gjendja u kthye pranë familjes. Por si duket virusi i tm.errsh.ëm u kthye pabesisht dhe i mori jetën. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *