Meteorologia Adiola Bami jep parashikimin e motit për gjithë javën, por edhe për muajin nëntor.
“Kjo javë do të jetë me mot të kthjellët deri ditën e premte, ndërsa fundjava pritet të ketë prezencë të vranësirave dhe ndonjë shi, por në zona të izoluara“, u shpreh ajo për News 24.
Ndërsa sa i përket nëntorit u shpreh se “në nëntor presim të ketë vlera tipike të muajit. Do ketë edhe ditë më të freskëta, por në përgjithësi do jenë të kthjellëta”. /Labirinth