Hën. Nën 18th, 2024

Greva e naftëtarëve, Rama: Ju ftoj vllazërisht të ulemi për hallin e përbashkët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për grevën e naftëtarëve në Ballsh.

“U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!”, shkruan Rama në Twitter.

Më tej ai i fton të ndërpresin grevën dhe thotë se është i gatshëm që të ulet dhe të bisedojë me ta.

“I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!”, vijon kryeministri. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *