Hën. Nën 18th, 2024

Nora Malaj shpërthen ndaj Ramës: Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik të ha…

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj i ka kushtuar një status të gjatë, përballjes së mbrëmshme të kryeministrit Edi Rama me gazetarët në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Ajo thotë se kreun e qeverisë e gënjeu gjuha e trupit, teksa sillej shumë arrogant.

Ndërsa për ta ilusturar atë që ajo mendon përdor një shprehje të poetit të ndjerë, Dritëro Agollit.

“Teksa e shihja skenën m’ u kujtuan vargjer e te madhit Dritero: “. Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik , të ha … ””, shkruan ajo.

Postimi i plotë i Nora Malajt:

Kur gazetarët të hedhin në knoc doën ! E filloi dhe e përfundoi me një gjuhë fyese , denigruese dhe çmendarake të gjithë ballafaqimin me gazetarët .

Intimidoj, fyeu e shau , cilin do që i erdhi ndërmend . Nuk kurse zotin Rakipllari, që me qytetari u mundua të krijonte dialogë, po çmendaraku nuk hante llogjikë, nuk kurseu zonjushën gazetare që me stil dhe shumë mençuri e tepër e përmbajtur, “gëlltiti “gjuhën seksiste dhe arrogante të çmendarakut dhe përballoj me kurajo e qetësi logoren e tij pa argument.

Nuk mundi ta përballoj dot dhe gjuha e trupit e tradhtoj në përballjen me Z. Shullaku . Dhe as miqësia me zotin Vangjeli nuk e ndihmojë! Ishte totalisht dëshpëruese dhe reale arroganca e tij në pamundësi për t’u përballur me ca të vërteta që ulërasin. Çfarë mjerimi intelektual dhe çfarë fyerje për shqiptarët , intelektin dhe dashurinë që kanë ata për vendin ,jo vetëm ne Shqipëri ,po kudo ne botë! Dhe të mendosh që ky mavri – mavi drejton edhe OSBE… Pu pu pu ( do të thoshte Jovan Bregu)

Pu pu pu cfarë kohesh po kalojme. Dikur kishim burra shteti , sot kemi burra me metra të gjatë, që gjatësinë e shesin për vlerë dhe garanci “që nuk janë hajdutë!!??” . I vetmi argument dhe lajtmotiv i bisedës se :” Unë nuk jam hajdut se jam dy metra i gjatë” Lumi që mori Vunonë , po merr edhe vendin tonë me ketë njeri jashtë çdo standari social dhe humanë. Teksa e shihja skenën m’ u kujtuan vargjer e te madhit Dritero: “. Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik , të ha munë” E unë ne fakt e kam shok fëmijërie … /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *