Kreu i Partisë Demokratike bëri një deklaratë të fortë sa i takon hapjes së shkollave në kohë koronavirusi.
“Në shkolla vazhdon të mungojë uji i rrjedhshëm për të larë duart, nuk ndodh dezinfektimi i klasave”, u shpreh Basha në një konferencë për mediat.
“Kemi kërkuar testimin periodik të mësuesve, nxënësve dhe stafit, siç e bëri Kosova, por refuzojnë ta bëjnë”, tha Basha. /Labirinth