Pre. Dhj 13th, 2024

Rama jep një lajm të mirë për fermerët!

Kreu i qeverisë, Edi Rama tha sot se duke nisur nga vitit që vjen fermerët do të përfitojnë karburant me çmim të ulët dhe naftë falas.

Do të heqim nga karburanti për prodhimin bujqësor akcizën. Nga karburanti do të heqim taksën e qarkullimit, dhe taksën e karbonit. Faktikisht do të ulim gjysëm për gjysmë mesatarisht çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqeje dhe kulturat e deklaruara për punime tipike me mekanizmin. Për atë llogaritet vlera e barrës fiskale e cila do të përjashtohet“, tha Rama.

Sipas tij fermerët do të pajisen me një kartë, e cila do t’u mundësojë atyre një sërë lehtësirash.

“Kjo vlerë do të konvertohet në sasinë e përcaktuar në bazë të kritereve që thash të naftës që do të jepet falas përmes një karte të veçantë për çdo fermer. Çdo fermer që ka tokë në pronësi apo me qira, është përfitues potencial e kësaj skeme, duke siguruar që ai të ketë niptin”, vijoi ai më tej. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *