Hën. Nën 18th, 2024

“Nga e enjtja maska me detyrim”, Po.li.cia e Shtetit paralajmëron: Ja çdo ndodhë nëse shkelni rregullin

Drejtori i Përgjithshëm të Poli.cisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi sot se nga enjtja çdo qytetar i detyruar të mbajë maskë kur del nga shtëpia.

“Duke filluar nga dita e enjte, çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse që në momentin kur del prej shtëpisë së vet. Kjo masë është në përputhje me udhëzimet e dala nga autoritetet shëndetësore. Mbajtja e një maske në fytyrë ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e përhapjes së infektimit”, tha ai.

Ndërsa më tej, ai theksoi se policia do monitorojë të gjitha ambientet dhe hapësirat publike

“Patru.llat poli.core do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës. Në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Poli.cia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale.”, u shpreh Veliu, duke theksuar se qëllimi nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e jetës dhe shëndetit të tyre. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *