Pre. Nën 29th, 2024

Gjyqtarja shpërthen para policisë, i jep gazetares dosjen: Kam besim tek ti, nuk ka asnjë provë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot para Gjykatës së Posaçme, ku gjyqtarja Mimoza Margjeka ka shpërthyer me tone të ashpra para policëve, të cilët kanë kërkuar ta marrin në makinë.

Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishin fjalët e gjyqtares e cila iu drejtua gazetares Klodiana Lala duke i thënë: “Merre dosjen Klodi se kam besim te ti, publikoje, nuk ka asnjë provë.”

Gazetarja Klodiana Lala tha se gjyqtarja i ka dhënë dosjen hetimore, ku ajo pretendon se nuk përmendet emri i saj dhe as fakti që i janë dorëzuar paratë.

Kujtojmë se Margjeka akuzohet për një skemë korruptive prej 6 mijë eurosh për lirimin e një të dënuari. /Burimi: BW/ Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *