Die. Dhj 1st, 2024

Meta: Kanë nisur planifikime të çmendura për kapje votash me presione nga më të fëlliqurat

Duke iu referuar zgjedhjeve të 25 prillit, presidenti Ilir Meta thotë se kanë nisur planifikimet për kapje votash.

“Kur ethet elektorale dhe planifikimet e çmendura për kapje votash me presione nga më të fëlliqurat kanë nisur para kohe, situata ekonomike në vend po shënon një regres të pandalshëm”, shkruan Meta, teksa publikon një shkrim nga Abren Malaj.

Sipas Metës përshkallëzimi i krizës politike në këto kushte bëhet edhe më kërcënues për stabilitetin e vendit dhe shton pasigurinë për qytetarët, sipërmarrjen dhe investitorë

“Përshkallëzimi i krizës politike në këto kushte bëhet edhe më kërcënues për stabilitetin e vendit dhe shton pasigurinë për qytetarët, sipërmarrjen dhe investitorët.Ndaj i mbështes plotësisht vlerësimet dhe rekomandimet e Prof.Dr. Arben Malaj për rrugën e duhur që duhet ndjekur për daljen nga humnera“, vijon ai. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *