Hën. Nën 18th, 2024

Silva Bino me koronavirus, reagon Skënder Brataj: Sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reguar pas lajmit se Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ndodhet në spital pasi është infektuar me koronavirus.

Ai thotë se sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë. Po ashtu ai shprehet se koronavirusi ka marrë përmasa akoma më të mëdha.

“Sëmundja nuk pyet dhe nuk ka radhë. Coronavirusi që tani ka marrë përmasa akoma më të mëdha vazhdon të infektojë pa kursyer as personelin mjeksor”, u shpreh ai.

Më tej Brataj i uron doktoreshë Silvës shërim sa më të shpejtë.

“Doktoresh Silva njëra nga profesionistet më të mira të shëndëtësisë shqipëtare ka qenë në vijën e parë që me fillimin e kësaj epidemie. Edhe doktoresh Silva nuk ishte e pa prekshme, prandaj i urojmë shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë sa më shpejt. Kemi nevojë për profesionalizmin tuaj doktoresh Silva”, shkruan Brataj. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *