Sht. Sht 7th, 2024

Manastirliu e konfirmon: Silva Bino, me koronavirus. Ja si është gjendja e saj

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu konfirmon lajmin se Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është infektuar me koronavirus dhe se ndodhet në spital.

“I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT”, shkruan ajo.

Ministrja gjithashtu njofton se sipas mjekëve gjendja e saj është e stabilizuar.

“Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar.
Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë🙏🏼
#Bashkë
, shkruan Manastirliu.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *