Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi është betuar para presidentit Ilir Meta.
Të pranishëm në ceremoni ishin Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”, tha Kushi teksa vendosi dorën mbi Kushtetutë. /Labirinth