Presidenti Ilir Meta i bën thirrje politikës shqiptare që të hapë listat për zgjedhjet e 25 prillit 100 përqind.
Meta shkruan në rrjetet sociale:
Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.
Hapini 100 për qind!
Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.
Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit”. /Labirinth