Disa ditë më parë dietologia e famshme Blerina Bombaj ishte e ftuar tek Bieta Sulo në Top Channel së bashku më fëmijët.
Teksa Bieta e pyeti vajzën se çfarë porosish i dha e ëma në mëngjesin e ditës së parë të shkollës, Ana dha një përgjigje që i la me gojë hapur të gjithë.
“Po ku zgjohet kjo në mëngjes”, tha Ana teksa Blerina e vendosur në siklet nisi të qeshte. E bashkë me të edhe Bieta, e me siguri edhe publiku nga shtëpia. /Labirinth