Hën. Tet 28th, 2024

Ç’po ndodh? Mbyllet ambasada shqiptare në Athinë

Ambasada shqiptare në Athinë është mbyllur, pasi një punonjës është infektuar me koronavirus. Sipas Top Channel punonjësi punonte në sektorin e aplikimeve për pasaportë.

Mësohet se ai ka pasur shenja të buta dhe se tashmë është i karantinuar në shtëpi, megjithatë drejtuesit e ambasadës kanë urdhëruar stafin të bëjë testin Covid-19, ndërsa sot ambasada do të dezinfektohet. Sa i përket shërbimeve ende nuk dihet nëse do të ofrohen nga nesër apo jo. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *