Ditet e fundit është përfolur në media se gazetari Sokol Balla është larguar nga “News 24”.
Mirëpo si duket shkak për shtyrjen e emisionit qenka bërë ndërtimi i studios së re televizive pasi Balla dje e filloi emisionin në po të njëjtin televizon.
“Kjo studio është arsyeja e vetme që kam vonuar nisjen e këtij emisioni. Ndryshe nga çfarë thonë kalemxhinjtë. Në sfidën me të vërtetën kam besuar gjithmonë tek drejtësia”, tha Balla në emisionin e tij. /Labirinth